Ministrja e Kulturës u mbyll derën me shul, revoltohen aktorët: Kjo është fashiste. Këta të rrahin e nuk të lënë të ankohesh

Ministrja e Kulturës i ka mbyllur derën Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e cila do të dorëzonte një kërkesë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar.

Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme. Në momentin kur Aleanca shkoi pranë godinës së ministrisë rohjet mbyllën me shul kangjellat e oborrit të ministrisë së Kulturës.

Një veprim i tillë ngjalli indinjatë dhe revoltim tek përfaqësuesit e kësaj aleance por dhe aktorët të cilët sot ishin nisur drejt ministrisë.

”Një shtet që nuk pranon qytetarët e vet të dorëzojë thjesht një kërkesë.. thjesht donim të protokollimin kërkesën e do iknim. Ne nuk kemi as Molotov as bomba, asgjë .. kjo është fashiste .. nuk pranon që qytetarët nuk pranojnë të depozitojnë një kërkesë” u shpreh Budina.

“Ministrja, kryemintri dhe presidenti e të tjerët duhet ta kuptojnë që do të vijë  dita kur do të bëhen isha por aktorët nuk bëhen kurrë isha. Budina, Malkaj e shumë të tjerë do të mbeten gjithmonë.

Këta të rrahin e nuk të lënë të ankohesh e të qash. Ne nuk po ia kthejmë me rrahje por të ankohemi. Të paktën më lër të qaj. Këta të bien me varre në kokë dhe të thonë pse të dhemb koka” tha aktori dhe regjisori  e dramaturgu Naum Shundi.

Avokata Arjana Kalaja vuri në dukje se do të depozitojë dhe një tjetër kallzim penal për ministren e Kulturës, Elva Margariti