Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 57-vjeçari në  Shkodër

Një 57-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi P. M. banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ziça”, në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

"Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është arrestuar në flagrancë shtetasi P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ziça”, në fshatin Kçar I Poshtëm, Malësi e Madhe, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa."

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.