Plagosi me thikë adoleshentin, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2021, 18:19
Një 21-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.
Policia bën me dije se i riu Ç. S. ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.
“Nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S. 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.”- njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
