Fier/ Aktivizohet sërish zjarri në pyllin Gjorgosit

Është aktivizuar sërish zjarri në pyllin Gjorgosit.

Vetëm tre ditë më  tre dite me parë kjo zonë kodrinore e mbjellë me pisha, mori flakë duke krijuar vatra të shumta zjarri.

Pas disa orësh, flakët u fikën dhe si pasojë qindra rrënjë pisha janë djegur.

Ndërkohë sot sipas burimeve për Ora News, është njoftuar reparti zjarrfikës i Fierit dhe forcat e këtij të fundit janë nisur në vendin e ngjarjes.

Mësohet se në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe zjarrfikës të repartit të Patosit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.