Pese vjet reforma në drejtësi/ BE do japë edhe 9 mln euro. Kraja kërkon zgjatje mandatit, shoqëria civile skeptike

Në 5 vjetorin ne Refomës në drejtësi, ambasadorët e SHBA dhe BE apeluan për vazhdimin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në tryezën e organizuar me këtë rast ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se ka ende persona që tentojnë të bllokojnë Reformën, e cila megjithatë po ecën përpara.

“As edhe një nuk është mbi ligjin dhe ju përket institucioneve të drejtësisë, ju të tregoni përmes veprimeve tuaja që kjo do të jetë e vërtetë dhe do të mbetet e vërtetë. Është shpresë e Shqipërisë dhe e gjithësecilit rreth kësaj tryeze që të sigurohet që reforma në drejtësi të bëhet si duhet dhe të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë dhe të krijohet shpresë” nënvizoi ambasadorja.

Ambasadori i BE Luigji Sorega tha se BE do të vijojë ta mbështesë reformen edhe me 9 milion euro te tjera

Ministrja Etilda Gjonaj vleresoi se reforma po ecën ne rrugën, ndërsa vuri theksin si prioritet krijimin e hartës së re gjyqësore.

Po përveç arritjeve drejtuesja ne detyre e Gjykatës kushtetuese Vitore Tusha, adresoi disa problematika që nisnin që nga godina e institucionit e deri te buxheti i miratuar nga qëveria.

Për nënkryetarin e gjykatës së lartë Sokol Sadushi, sfidë vijon të mbetet ulja e numrit te dosjeve ende të pashqyrtuara ndaj propozoi rritjen e numrit te këshilltarëve ligjor.

Kryeprokurori Olsian Cela adresoi si shqëtesim numrin e pakët të prokurorëve , duke paralajmeruar se ne vjeshte mund te jemi ne një situatë me serioze.

“Situata në disa prokurori të vendit është mjaft e rënduar për shkak të vakance. Dhe llogarisim që në vjeshtë kjo situatë mund të rëndohet edhe më tej”

Kreu i SPAK Arben Kraja garantoi se lufta kundër korrupsonit do të vijojë ne çdo sektor dhe individ pa dallim, ndërsa propozoi heqjen e mandatit për prokuorët e Prokurorisë së Posaçme.

Në takim u fol kryesisht për arritje por nuk munguan edhe zërat nga shoqeria civile, që evidentuan problemet që ka sjelle kjo reformë.

Afrim Krasniqi: Mos dërgojnë përsëri nisma ligjore për të ndryshuar apo zgjatur apo konfirmuar mandate, dhe për të informuar struktura që si u tha me të drejtë nuk kemi performancën si kanë funksionuar dhe nuk kemi një mekanizëm që na tregon çfarë ka funksionuar mirë e çfarë keq