Nderohet Sali Butka, busti i patriotit të madh vendoset në Kolonjë
Busti i Sali Butkës është vendosur në qendër të Kolonjës në shenjë respekti dhe vlerësimi për patriotin e madh. Për Nipin e tij, Uran Butka figura e gjyshit përfaqëson sakrifikimin për Shqipërinë.
"Figura e Sali Butkës përfaqëson mendimtarin rilindas, veprimtarin e pavarësisë, njeriu që luftoi dhe vdiq për çështjen kombëtare."
Edhe historiani Niko Kotherja e vlerësoi Butkën duke thënë se ai ka lobuar për arsimimin e brezave dhe patriotëve në Kolonjë.
"Është një personazh, i cili ka kontribuuar masivisht për çeljen e shkollave në zonën e Kolonjës."
Kryetari i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai e cilësoi ceremoninë si të vonuar.
"Na takon që në këtë copë tokë t'i vlerësojmë të gjithë patriotët që kanë kontribuar. Jo vetëm për Kolonjën, por për gjithë Shqipërinë."
Autori i realizimit të bustit artisti Agim Rada thotë se kjo vepër është me përmasa të mëdha, për shkak të figurës që përfaqëson personazhi.
Sali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare, dhe bashkëthemelues i shoqatave që dhanë kontribut të çmuar për lirinë e Shqipërisë.

