Heqja e drogës nga kontenieri dhe kapja e 11 kg kokainë prokuroria bashkon dy ngjarjet në 1 dosje të vetme

Prokuroria e Durrësit, ka bashkuar në një dosje të vetme, ngjarjen e vjedhjes së kapakëve të ftohjes së kontenierit të kompanisë “Alba Eksotik Fruit”, me ngjarjen e zbulimit të 11 kg kokainë në një tjetër kontinier, të kësaj kompania.
Të dyja ngjarjet kanë një distancë kohore prej vetëm 5 ditësh nga njëra-tjetra, ku në rastin e parë policia është vënë në dijeni se në një nga 8 kontenjerët e kësaj kompanie që ndodheshin në Portin e Durrësit, ishte një prezencë prej 14 pako me kokainë.
Ndërsa në rastin e dytë është raportuar ditën e shtunë, se njërit prej kontenierëve të ardhur nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, i ishin vjedhur dy kapakët e ftohjes së kondicionerave.
Pikërisht në zgavrat e këtyre dy kapakëve dyshohet se është fshehur sasi e konsiderueshme droge, me cila besohet se është tërhequr nga trafikantët më parë se të zbulohej nga policia.
Tashmë prokuroria e Durrësit, këtë ngjarje është duke e hetuar me të njëjtin prioritet, siç po heton rastin e zbulimit të 11 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori. Policia e këtij qyteti dhe autoriteti portual, kanë nisur hetimet për vjedhjen e kapakëve të ftohjes së kontenierit, por deri në këtë fazë çështja, ka mbetur e mjegullt, për sa i përket zbardhjes së personave përgjegjës.
Vjedhja e kapakëve, është kryer nga persona që kanë akses për tu futur brenda në port dhe zonën e terminalit të kontinierëve. Mungesa e kapakëve është konstatuar qysh prej datës 17 korrik 2021 nga inspektorët e kompanisë Majesk, e cila kryen kontrollin e jashtëm të kontenierëve, gjatë qëndrimit në terminalet portuale.
Deri në këtë fazë të hetimive, dyshimet janë se persona ende të paidentifikuar, kanë hequr kapakët e ftohjes dhe prej andej kanë nxjerë pakot e kokainës, që besohet se janë futur nga Ekuadori ose në terminalet portuale të Marokut dhe Pireut në Greqi, intenerar të cilin ka përshkuar kontinjeri në fjalë.
Situata është mjaft serioze dhe kërkon një hetim të imtësishëm për të zbuluar personin përgjegjës që ka hequr kapakët e ftohjes së kontinjerëve, nga ku dyshohet se më pas ka nxjerë pakot e kokainës. Kapakët e hequr, nuk janë gjetur rreth terminalit të portit apo në zonën e qëndrimit të kontenjerëve.
Por me sa duket kjo është një metodë e ngjashme si rasti ku punonjësit e një peshkarexhës në Durrës, nxorën nga kontinjeri pakot me kokainë që më pas rezultoi se ishin të mbushura me oriz.