Bletërritësi u dhuron nga një kavanoz mjaltë prezantuesve të "Ditë e Re", një edhe për Shakohoxhën

Bletërritësi, Denald Gjata, i ftuar në emisionin “Ditë e Re”, ku ka prezantuar dhe procesin e vjeljes së mjaltit, u ka dhuruar edhe nga një kavanoz me mjaltë dy prezantuesve të emisionit Arjola Shehu dhe Arjon Muça.

Po ashtu në studio ai ka mbushur edhe një kavanoz me mjaltë bio për komentatorin Dritan Shakohoxha.

Gjata, improvizoi procesin e vjeljes me makineri tradicionale shqiptare, ndërkohë që shpjegoi hap pas hapi procesin dhe sekretet e vjeljes, duke theksuar se përdorimi i makinerive moderne duhet bërë me kujdes, pasi mjalti mund të digjet.