Pesë vite nga reforma në drejtësi/ Qyno: Druaj se peshqit e mëdhenj janë bërë peshkaqenë, e çajnë rrjetën e drejtësisë

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, gazetati Elton Qyno, ka komentuar reformën në drejtësi, që ditën e sotme mbush 5 vite që kur është krijuar.

Qyno shprehet se edhe pse edhe pse kanë kaluar 5 vite ende nuk janë formuar institucionet kryesore, nga të cilat qytetarët presin që të hetojnë  dhe të çojnë deri në fund çështje të rëndësishme.

Më tej teksa ka folur në lidhje me arrestimet nga SPAK, gazetari thotë se peshqit e mëdhenj janë bërë peshkaqenë, këto të fundit janë aq të fuqishëm sa arrijnë të çajnë dhe rrjetën e drejtësisë.

“Para 5 vitesh kemi qenë në një debat shumë të ashpër për sa i përket ndryshimeve kushtetuese që pësoi legjislacioni shqiptar, përsa i përket debatit politik por edhe debatit popullor, nëse do bëhej kjo reformë në drejtësi apo jo. Dihet që legjislacioni apo kulturat e mëparshme të drejtësisë shqiptare kanë qenë shumë të forta dhe të politizuara, ndërkohë që vijmë në periudhën kur është miratuar dhe është implementuar kultura 5 vjeçare e ndryshimeve kushtetuese në reformën në drejtësi.

Jemi sot në një kremtim të këtij 5 vjetori, në një kohë kur reforma në drejtësi, ka dhënë dhe ka vepruar në disa sektorë, kryesisht në sektorin e Vettingut, ndërkohë që kemi mjaft gropa të pambushura, përsa i përket gotitjeve të elementëve të nivelit të lartë që janë zyrtarët e korruptuar por kemi edhe mjaft gropa të tjera përsa i përket boshëllëqeve që vet vettingu ka lënë në sistemin e prokurorisë dhe në sistemin e drejtësisë përsa i përket menaxhimit dhe mbarëvatjes të procesit hetimor.

 Jemi në një situatë ku Gjykatat e shkallës së dytë, janë të mbingarkuara me çështje civile dhe penale, janë çështje që kërkojnë një zgjidhje por është edhe çështja e civile. Janë çështje që kërkojnë një zgjidhje, por pa dyshim është dhe shtresa e mesme në Shqipëri siç është shtresa e apelimit ku rrezikohet të futet në një bllokim total. Dhe ky bllokim total mund të shkaktojë edhe një bllokim edhe në Gjykatat e shkallës së parë dhe në prokurorinë e shkallës së parë, pasi janë ato që kryejnë hetimin gjyqësor dhe hetimin e çështjes penal3 në prokurori që në bazën fillestare.

Vijmë në këtë 5 vjeçar në një situatë që pavarësisht sistemit të drejtësisë dhe ndryshimeve  kushtetuese të 5 viteve më para, ka ndryshuar komplet konjekturën edhe të veprimit por edhe të veprimit të njerëzve në drejtësi. Kemi një 5 vjeçar që ende nuk janë goditur elementët apo zyrtarët e lartë të korruptuar që veprojnë apo vijojnë të jetë.

Vetëm këtë 3 mujor SPAK që ka atributet e një prokurorie të përgjithshme, ka arritur që të fillojë të lëvizë duke goditur element kryesisht bashkiakë dhe zyrtarë deri tek ish-zv.ministrja  Voda, duke e akuzuar për vepra penale të korrupsionit por që nuk kemi faktikisht çështje të mirëstudiuara përsa i përket zyrtarëve të nivelit të lartë që futen kryeinspektorët, futen ministrat, futen titullarët kryesorë, që firmosin për tenderat, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë por edhe zyrtarë të tjerë të policisë së shtetit që janë të implikuar në veprime abuzive. Flasim për një periudhë 5 –vjeçares, por pikërisht ende sot SPAK kërkon që të shtohet me prokurorë të rinj dhe oficerë të rinj përsa i përket BKH. Kemi 5 vjet reformë dhe ende nuk kemi formuar institucionet  kryesore nga të cilat presim shumë për të hetuar dhe për të çuar deri në fund çështje të rëndësishme.

Kemi një SPAK sot që nuk është i plotësuar totalisht me numrin e prokurorëve. SPAK do hapi edhe dy vende vakante për t’ju shtuar edhe dy prokurorë të tjerë. Duke marrë shkasë nga largimi i prokurorit Anton Martini, si dhe vendi i dytë bosh që është heqja dorë e prokurores Elizabeta Imeraj, për t’u bërë pjesë e kësaj strukture. Në këtë 5 vite ka pasur gropa që janë mbushur.

Kemi 5 vjet që kemi një SPAK të paformuar, kemi një BKH të paformuar, kemi një KLP që qëndroi pezull përsa i përket vetë anëtarëve të këtij Këshilli. Druaj se peshqit e mëdhenj janë bërë peshkaqenë, dhe peshkaqenët në momentin që ti hedh rrjetën janë aq të fuqishëm sa arrijnë t’i shpëtojnë drejtësisë.”

Intervistoi Sonila Musai, përgatiti për online Anila Kolgjini.