Tirana pa hapësira te gjelbra/ Qytetarët paguajnë, parqet në Tiranë në mëshirë të fatit

Qytetarët e Tiranës paguajnë për hapësirat e gjelbërta edhe pse ato mungojnë në shumicën e blloqeve të banimit. Gjatë vitit 2020 bashkia e kryeqytetit ka mbledhur rreth 4 miliardë lekë për tarifat e pastrimit, gjelbërimit dhe zënien e hapësirave publike, mirëpo përveç mungesës në shumicën e lagjeve, edhe hapësirat ekzistuese janë lënë në harresë pasi nuk pastrohen dhe nuk mirëmbahen duke e humbur funksionin.

 “Sipas raportit të financave vendore Bashkia e Tiranës ka mbledhur gjatë vitit 2020 rreth 4 miliardë lekë për tarifat e pastrimit, gjelbërimit dhe zënien e hapësirave publike”.

Në kryeqytet mes blloqeve të ndryshme të pallateve është vështirë të gjesh hapësira të gjelbërta .Madje edhe në hapësirat ku ekzistojnë mjedise të tilla janë lënë në harresë të pamirëmbajtura. Zona e Freskut është më problematikja.

Qytetarët thonë se hapësirat publike të zaptuara nga ndërtimet private shumëkatëshe nuk kanë lënë hapësirë për ambiente të përshtatshme çlodhëse.

“Krahasim me jashtë s’ka asgjë, as qendra as periferia”

“S’ka asnjë park, dalim andej poshtë çlodhemi”

‘Po ka pasur po tani janë bërë këto pallatet nuk ka më” – thonë qytetarët

Edhe pse kanë bërë kërkesa të vazhdueshme drejtuar bashkisë ,parqet mbeten një ëndërr për banorët.

Thirrje bëjnë gjithë shqiptarët  po kush na dëgjon. Kemi bërë kërkesa por e pamundur. Të hapin sa më shumë lulishte, sa më shumë gjelbërime. “- shprehen qytetarët

Megjithatë pavarësisht punës së bërë apo të mbetur thjesht në letër vjelja e taksave për pastrim gjelbërimin vijon të akordohet nga bashkia Tiranë. Kjo e fundit në buxhetin e vitit 2021 parashikon të mbledhë 2.1 miliardë lekë nga tarifa e pastrimit, edhe pse puna nuk e justifikon këtë shumë.