Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit
Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë 7 raste , 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.
Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2377
Testime totale 871,199
Raste pozitive 132,828
Raste të shëruara 130,118
Raste Aktive 254
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 99
Vlorë 25
Elbasan 24
Durrës 23
Kukës 21
Lezhë 16
Shkodër 14
Fier 14
Berat 11
Korçë 6
Gjirokastër 1