“Delta” po shton rastet, Alimehmeti: Ka shenjat tipike të gripit, përhapet më shpejt por s’ka raste të rënda

Rritja e lehtë rasteve të infektuara në 24 orë, për ekspertët e shëndetit publik vjen per shkak të variantit Delta. Megjithëse ka rrezik për më shumë përhapje, ai nuk është më agresiv.  Ekspertët thonë se ky variant ka shenjat tipike të gripit sezonal.

Rritja e lehtë e rasteve të infektuar me Covid 19 është një shenjë që tregon se varianti Delta mund të jetë duke qarkulluar  në vendin tonë.  

Mjeku, Ilir Alimehmeti, thotë se megjithëse mund të jetë më i transmetueshëm, deri tani nuk janë parë raste të rënda mes të infektuarve.

"Është e qartë që varianti Delta është më i transmetueshëm nga njëri krah dhe nga krahu tjetër duke qenë se shumë prej simptomave të tij janë më të lehta edhe vetë njerëzit ndoshta nuk e vënë re në kohë, dhe kjo është aleat për virusin."

Sipas tij, kjo vjen si pasojë e vaksininit por edhe imunitetit natyral të krijuar deri tani.

"Personat që e kanë kaluar kanë të njëjtin risk rinfektimi me Deltën siç e kishin me çdo lloj varianti tjetër. Nuk kanë dhënë një përqindje por tregon se Delta nuk ka një risk më të madh sesa çfarëdo lloj varianti i mëparshëm dhe çka shohim ne në praktikë është se personat që e kanë kaluar më parë nuk na figurojnë shumë te personat e riinfektuar e sidomos fatmirësisht te personat e rëndë."

Kjo rritje e lehtë e rasteve pritet të reflektohet ndoshta me më shumë shrime në spitale në dy javët në vijim.

"Gjithmonë rritja e rasteve shoqërohet të paktën dy javë mbrapa me shtrimet spitalore.Kjo ama ëhstë e vërtetë kur nuk kishim imunizim të lartë qoftë natyror, qoftë vaksinor. Kjo është rruga që prisnim normalisht, por duke parë shtetet e tjera ku variantin Delta e kanë pasur përpara, ku vaksinimet kanë ecur, kemi parë që ka njëfarë ndarje tani të kurbës së rasteve të reja dhe të hospitalizimit."

Varianti Delta ka shenjat tipike të gripit sezonal, ndërsa kohëzgjatja deri tani duket se është më e shkurtër se variantet që ka qarkulluar në vendin tonë.