Nis në Korçë “Mik Festival”, për 4 netë do të performojnë emra të mëdhenj të muzikës shqiptare

Miqtë e Operas së Berlinit çelën të enjten mbrëma në Korçë koncertin e përvitshëm "Mik Festival".

Për katër netë në skenë do të ngjiten artistë të njohur nga Shqipëria dhe vendet e tjera.

Organizatorja e këtij eventi, sopranoja Inva Mula tha se ndryshe nga herët e shkuara këtë verë Festivali do të udhëtojë në tre qytete.

I pranishëm ishte ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, i cili përcolli falenderime që ky koncert nisi edhe si homazh për viktimat e fundit në Gjermani.

Pas Korçës, "Mik Festival" do të mbahet edhe në ishullin e Maligradit në Pustec dhe Rehovë të Kolonjës.