Peqini pa treg/Ushqimet në rrugë me pluhur, shitësit: Bashkia na premtoi por s'ka dhënë zgjidhje

Produktet ushqimore shiten rrugëve në Peqin, në mungesë të një tregu të posaçëm.

Jo vetëm rroba, por edhe fruta-perimet e deri tek bulmeti tregtohen në vende aspak të përshtatshme.

Shitësit ngrenë supet, duke thëne se janë të detyruar të ushtrojnë akivitetin e tyre në këto kushte.

"Çfarë të bëjmë, ky është ambjenti.Ku do të shkojmë tjetër?"

"Çfarë të them më tepër?"

"Kushtet nuk janë por ku të shesim ne?"

Edhe konsumatorët thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër, veç të blejnë ushqimet në keto stenda të improvizuara.

"Fshatari nuk ka çfarë të bëjë, edhe ne nuk kemi çfarë do të bëjmë se do të blejmë.Mirë, keq, do ti blejmë."

"Çfarë do të bëjmë ne?"

Sipas tregtarëve, Bashkia e Peqinit u ka premtuar një vend të ri, por ende nuk është bërë asnjë lëvizje për të përmbushur këtë zotim.