Fier, përndiqte në mënyrë të vazhdueshme 48-vjeçaren nga Lushnja, prangoset 34-vjeçari

Policia e Fierit ka prangosur një 34-vjeçar pasi ia përndiqte një 48-vjeçare.

Shtetasi me iniciale Th. G., banues në Ura Vajgurore, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ka 48 -vjeçaren, banuese në Lushnjë. 

''Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Përndjekja", shtetasin Th. G., 34 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 48 vjeçe, banuese në Lushnjë.'' - njofton policia.