Lezhë, vodhi shumën e parave nga furra e bukës, policia shpall në kërkim të miturin

Policia e Lezhës ka arritur që të identifikojë një të mitur që vodhi një shumë parash në një furrë buke.

I mituri me iniciale O. M. është shpallur në kërkim tashmë dhe po punohet për kapjen e tij pas kryerjes së vjedhjes.

''Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë identifikuar dhe u shpall në kërkim shtetasi i mitur O. M., i cili mbrëmjen e kaluar ka vjedhur një shumë parash në një furrë buke në qytet Lezhë.'' - njofton policia.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.