Digjet makina në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan

Një makinë është djegur totalisht në tunelin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan mëngjesin e sotëm.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të tunelit dhe ka pasur vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe policia për hetimin e shkaqeve të ngjarjes.

''Më datë 19.07.2021, rreth orës 08:30 , në dalje të tunelit Tiranë - Elbasan mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin O.K., 45 vjeç, banues në Elbasan, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotesisht. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar." - njofton policia.