Trafiku i lypsave Shqipëri-Kosovë/ Rrjeti i trafikimit të njerëzve, për 4 ditë zbulohen 42 fëmijë rruge
Trafikantët e lypsave zhvendosen nga Shqipëria drejt Kosovës.
Autoritetet policore në Prishtine njoftuan identifikimin e 66 personave viktima dhe trafikantë, gjatë një operacioni të zhvilluar në të gjithë vendin.
Prej tyre 42 janë fëmijë dhe 24 të rritur.
Numri me i madh thanë drejtuesit e policisë në Kosovë, vjen nga Shqipëria.
45 te tille kanë rënë në pranga dhe vetëm 21 janë vendas.
Gjatë fazës se implementimit të planit operativ në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej 13 raste prej tyre 1 “Trafikim me Njerëz” dhe 12 raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Ndërsa janë dorëzuar kallëzime penale kundër 15 të dyshuarve, prindër të fëmijëve, ndërsa 17 fëmijë janë referuar në Qendrat për Pune Sociale.
Shtetasit nga Shqipëria janë dorëzuar në njësinë përkatëse pranë Drejtorisë së Migrimit, për procedura të mëtejme bazuar në ligjin për të huaj.
Policia e Kosovës thotë se po bën ç'është e mundur që t’u gjenden prindërit fëmijëve te braktisur dhe ata të largohen nga rruga dhe t’i kthehen shkollimit. Vetëm në fillim të këtij muaji, në raportin e departamentit amerikan te shtetit evidentohej fakti se Shqipëria nuk ka ansjë të dënuar dhe as zbulime të rrjetit të trafikut të qenieve njerëzore.
Në raport thuhet gjithashtu se qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eleminimin e trafikimit.
