Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë- Shkodër, plagosen tre persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2021, 14:30
Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë- Shkodër, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur lagjia e “Ish-Frutores”, ku janë përfshirë 3 automjete.

Të plagosurit janë nisur drejt spitalit, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po hetone rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ora News, ka siguruar edhe video nga vendi i ngjarjes.

