“Baalbek”, Festivali kulturor i Libanit mbahet në formë virtuale, në vendin e goditur nga krizat
Festivali kulturor i Libanit këtë vit është zhvilluar në formë virtuale për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ngjarja vjetore, mbledh njerëz nga e gjithë bota në qytetin Baalbek, dhe daton që nga viti 1955. Slogani I festimeve ishte: "Shkëlqe në Liban, duke sfiduar errësirën me muzikë".
Festivali kulturor i Libanit këtë vit u zhvillua në formë virtuale, me rrënojat e famshme Romake në sfond, si simbol i shpresës në vendin e goditur nga kriza.
Programi i 10 shfaqjeve, një përzierje e jazz, Indie rock, rap, hip rock dhe electro pop, ëshët xhiruar muajin e kaluar në vendet romake nëpër Luginën Bekaa të Lindjes së Libanit.
"Ne jemi në një krizë ekonomike dhe shëndetësore dhe ne donim t'u jepnim artistëve të rinj libanezë të cilët vazhdojnë të prodhojnë dhe tregojnë kreativitet një platformë për artin e tyre", tha presidentja e festivalit, Nayla de Freige.
"Një mesazh tjetër është të ofrosh një moment lumturie dhe të ëndërrosh ... për të treguar një fytyrë tjetër të Libanit, për të shndërruar dhimbjen në shpresë," tha ajo.
Organizatorët e festivalit zgjodhën sloganin "Shkëlqe në Liban, duke sfiduar errësirën me muzikë" për edicionin e tij në 2021.
Libani përballet me një nga krizat më të këqija ekonomike në botë që nga vitet 1850, shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe megashpërthimi në portin e Beirutit gushtin e kaluar, që vrau më shumë se 200 njerëz, duke shkaktërruar dhe pjesë të shumta të kryeqytetit.