Shtëpia 3-shekullore e Skëndulatëve, banesa unike tërheq çdo vit vizitorë të shumtë
Autenticiteti i Shtëpisë së skëndulatëve në Gjirokastër vijon të tërheq çdo vit vëmendjen e vizitorëve të shumtë.
Çdo gjë në këtë banesë gati 300 vjeçare ka mbetur origjinale. Pasardhësit kanë ruajtur me fanatizëm arkitekturën si dhe objektet në brendësi të saj.
Vlerat historike dhe kulturore që mbart kjo shtëpi e bëjnë të veçantë për vizitorët, shqiptarë dhe të huaj.
"Tregon kulturën e lashtë të popullit tonë, shkallën e lartë të higjienës."
"Unë jam nga Bangladeshi dhe më pëlqen arkitektura. Kam lexuar në libër për këtë banesë dhe kam mësuar se është shembull i arkitekturës së shekullit 19."
Nasip Skënduli, pasardhës i familjes tregon përpjekjet për të trashëguar ndër vite këtë pasuri. Ai shpreh shqetësimin se në këtë përpjekje nuk ka pasur kurrë mbështetjen e institucioneve
"Këtu ka munguar totalisht mbështetja nga shteti edhe pse kjo shtëpi në vitin 1963 nga Instituti Ballkanik i Trashëgimisë është kategorizuar si shtëpia më e bukur në Ballkan, por asnjë fond nuk është dhënë."
Shtëpia unike e Skëndulatëve, pjesë e qendrës historike të qytetit, ka ndër të tjera12 dhoma, 64 dritare, një qilar të nëndheshëm guri për magazinimin e ushqimeve, një sterë uji dhe një dhomë-bunker për mbrojtje në rast lufte apo tërmeti.

