Pikturoi Ramën, artisti nga Vlora: Edi nuk e ka parë ende

Avenir Troqe është një ndër artistët që ka qyteti i Vlorës. Ai thotë në emisionin "Ora Verore" se ka pikturuar portretin e kryeministrit, Edi Rama. Megjithatë piktori zbulon se kryeministri nuk është në dijeni të portretit dhe se ai nuk e ka parë ende.

Pikturoi Ramën, artisti nga Vlora: Edi nuk e ka parë ende

Avenir Troqe: Unë Edit i kam bërë një portret pa u bërë kryeministër, thjesht më pëlqeu. Periudhën kur i bëra portretin, Rama ishte kryetar Bashkie.

Ronaldo Sharka: Të pagoi?

Avenir Troqe: Jo, e kam bërë vetë, sepse kisha dëshirë.

Ronaldo Sharka: Çfarë të tha kur pa portretin?

Avenir Troqe: Nuk e ka parë.