Në 100 vjetorin e themelimit, Meta vlerëson shkollën me Sarandë me titullin "Kalorës i Urdhrit të Flamurit"

Në 100 vjetorin e themelimit, Meta vlerëson shkollën me

Presidenti Ilir Meta ka vizituar shkollën 9-vjeçare "Adem Sheme" në Sarandë,  të cilën e konsideron një vatër të rëndësishme e përhapjes së dijes, emancipimit shoqëror, nxitjes së kulturës, progresit shoqëror dhe formimit qytetar të rinisë së kësaj treve.

Teksa uroi nxënësit dhe mësuesit e saj, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të këtij institucioni arsimor, Meta e vlerësoi shkollën me Titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit të Flamurit".

"Kënaqësi, që në këtë ngjarje jubilare, të kujtonim në veçanti themeluesit patriotë dhe mësuesit e saj të parë dhe të paharruar, të nderuarit Sejfudin Tatzati, Lame Xhama, Fejzo Mehmeti, Xhelal Berberi, Xhevdet Kofina, Andromaqi Harito, si dhe shumë arsimtarë të shquar, që me punën e tyre të përkushtuar ju kanë dhënë dije dhe kulturë me qindra e mijëra nxënësve, të cilët kanë kaluar nga bankat e kësaj shkolle" shkruan Meta në facebook.

Kreu i Shtetit shton më tej se "ndihesh mirë kur konstaton se fara e dijes dhe e arsimit ka gjetur përherë terren të shëndoshë në truallin e Sarandës arsimdashëse".