Kana rikthen shkëlqimin, veshjet e VIP-ave që spikatën në Festivalin e Filmit 2021

Kana rikthen shkëlqimin, veshjet e VIP-ave që spikatën në

Një vit pas pezullimit për shkak të pandemisë, Festivali i Filmit në Kanë ka rikthyer shkëlqimin në tapetin e kuq. Ngjarja bashkon elitën e kinemasë botërore në qytetin francez, midis premierave dhe prezantimeve. Jo vetëm producentët, regjisorët dhe aktorët, por edhe stilistët garojnë për të veshur ata që parakalojnë në tapetin e kuq.

Me flokë të rruar dhe një fustan të bardhë Dior, fëmija i dytë i Jude Law, Iris Law, dukej krejtësisht moderne. Një tjetër rekord për Dylan Penn, e cila shoqërohej nga babai i saj Sean.

Edhe Bella Hadid ishte kudesur të ndizte tapetin e kuq. Modelja i la të pranishmit pa fjalë me një fustan Schiaparelli të karakterizuar nga një dekolte magjepsësë, e cila ishte fshehur nga një gjerdan madhështor në formën e një peme bronkiale.

Kana rikthen shkëlqimin, veshjet e VIP-ave që spikatën në

Për premierën e filmit "Benedetta", Tina Kunakey i befasoi të gjithë me një veshje teatrale nga Valentino. Bllok ngjyrash në hije të jargavanit dhe të kuqes për gruan e Vincent Cassel e cila mbante një tunikë voluminoze me kapuç.

Chiara Ferragni tërhoqi vëmendjen me një fustan jeshil fluo, i zbukuruar me lule argjendi të bëra prej alumini të ricikluar.

Kana rikthen shkëlqimin, veshjet e VIP-ave që spikatën në

Dy ngjyra shumë elegante mbizotëruan gjatë mbrëmjeve në Festivalit të Filmit në Kanë: e zeza dhe e bardha. Ndërsa mbretëreshat e hapjes ishin Carla Bruni dhe Bella Hadid, të shkëlqyera falë Celine dhe Jean Paul Gaultier.

Kana rikthen shkëlqimin, veshjet e VIP-ave që spikatën në