Starton Korça Short Film

Në Korçë ka startuar festivali i filmit Korça Short Film Festival me pjesëmarrjen e 31 finalistëve nga 700 aplikime që kanë qenë në këtë vit. Këtë sezon, veç jurisë, do të ketë mundësi që për filmat të votojë edhe publiku.

Korça Short Film Festival ka rinisur edicionin e tij, pas një viti mungesë për shkak të pandemisë.

Kanë qenë plotë 700 aplikime nga mbarë bota, ku vetëm 31 filma janë përzgjedhur si finalistë të këtij festivali, i cili do të mbahet në Muzeun Arkeologjik në teatrin "Andon Zako Çajupi".

Filmat me metrazh të shkurtër do të vlerësohen nga një juri profesioniste, por edhe nga publiku.

Festivali do të mbahet nga data 7 deri më 10 korrik.