Rikthehen shfaqjet teatrale, “Ferma e Kafshëve” premierë në datën 10 korrik

Në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës po bëhen përgatitjet e fundit për shfaqjen “ Ferma e Kafshëve” të George Orwell.

Pas një viti e gjysmë shkëputje për shkak të pandemisë kjo është shfaqja e parë që ngjit në skenë aktorët e Teatrit Kombëtar dhe rikthen publikun përballë tyre.

Regjisorja, Driada Dervishi, e sjell të veçantë kryeveprën e Orwell, në një gjini të rrahur rrallë nga të tjerët.

Nertian Liçaj, ashtu si dhe aktorët e tjerë e pret mes emocioneve dhe entuziazmit këtë shfaqje, mesazhet e të cilës janë aktuale për çdo kohë e sistem.

Kolona zanore është kuruar mjeshtërisht nga Bojken Lako, i cili për herë të parë vjen edhe në rolin e narratorit.

 “Ferma e Kafshëve” do të ketë premierën të shtunën e 10 korrikut.

Publiku do të mund ta ndjekë shfaqjen deri në datën 15 të këtij muaj ndërsa në shtator trupa e aktorëve do të nisë një turne në disa prej qyteteve të vendit.