Shtatë poezi në shtatë pjata, poezitë e autorëve të njohur përkthehen në shije ushqimi
Poezitë e 7 autorëve shqiptarë u përkthyen në pjata të shijshme me ushqim në lezhë. Kuzhinieri, Alfred Marku, ka marrë këtë nismë të veçantë duke tërhequr interesin e shumë qytetarëve, përfshirë edhe vetë autorët e poezive. Shkrimtarët vlerësuan këtë lloj arti duke thënë se shijuan ndërthurjen e veprave të tyre me ushqimin.
Poezia dhe ushqimi këtë herë serviren së bashku për të ushqyer jo vetëm trupin por edhe mendjen e shpirtin.
Vargjet me të njohura të autorëve si Preç Zogaj, Rudolf Marku, Flutura Açka etj u servirën në tryezat e një prej restoranteve në Lezhë.
Kuzhiniri i njohur, Alfred Marku, gatoi 7 poezitë e 7 autorëve në disa pjata.
Ai tregon se si gjeti lidhjen mes tyre duke kënaqur shijet e qytetarëve.
Mbrëmja poetike tërhoqi vëmendjen e shumë të pranishmeve madje dhe të vetë autoreve të poezive të përzgjedhura.
Të gjetur përball kësaj shkrirje të veçantë të gatimit të ushqimeve dhe poezive, shkrimtarët thonë se arritën të ndjejnë rimën e vargjeve në ushqimin e servirur.
Ky event i veçantë pati mbështetjen e bashkisë Lezhë, ndërsa kishte për qëllim ekspozimin e lidhjes së fortë që ka pozia me ushqimin, por edhe promovimi i asaj çfare ofron rajoni i Lezhës.

