Përmbytjet katastrofike në Gjermani, shkon në 150 numri i viktimave

Ka shkuar në 150 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani. 

BBC shkruan se sasia rekord e reshjeve ka shkaktuar përmbytje të mëdha jo vetëm në Gjermani dhe Belgjikë, por edhe në Zvicër, Luksemburg dhe Hollandë – ku Kryeministri Mark Rutte ka shpallur një katastrofë kombëtare në një provincë jugore.

Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar motin ekstrem për ndryshimin e klimës. Ekspertët thonë se ngrohja globale i bën reshjet e rrëmbyeshme. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale.

Në Gjermani, ku numri i të vdekurve është mbi 100, Presidenti Frank-Walter Steinmeier tha se ishte "shtangur" nga shkatërrimi. 

Reshjet rekord të reshjeve në Evropën veri-perëndimore bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati, duke shkatërruar rajonin.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë fenomenet ekstreme të motit, por lidhja e një fenomeni  të vetëm me ngrohjen globale është e ndërlikuar.

Sakaq, mësohet se nga kjo situatë janë 700 banorë të prekur, ndërkohë nuk dihet shkalla e dëmit të shkaktuar. Si pasojë e motit të keq raportohet se mbi 100,000 njerëz janë pa energji elektrike.