Fier, policia gjen në "BMW" 8 doza me kokainë, 1 në pranga, procedim penal për 4 të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2021, 10:05
Një 28-vjeçar nga Librazhdi u arrestua nga policia e Fierit për lëndë narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë
Shtetasin B. H po udhëtonte në automjetin tip "BMW" që drejtohej nga shtetasi F. M, 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut kur janë ndaluar nga policia në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës".
Gjatë kontrollit personal, shtetasit B. H. iu gjetën 8 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia procedoi penalisht shoferin, si dhe pasagjerët N. M., 33 vjeç, M. O., 33 vjeç nga Maqedonia e Veriut dhe R. B., 20 vjeç, banues në Lezhë.

