''Keni vjedhur për 30 vite", kur Ilir Demalia akuzonte live zv/ministren e Brendshme, Rovena Voda

Sot, ish zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Doda ndodhet në masën arrest shtëpie, për shkak të korrupsion të zhvilluar për në vend pune në këtë ministri.

Ndërkohë, në 1 dhjetor 2019, pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, analisti Ilir Demalia ka zhvilluar një debat me zonjës Voda aso kohe.

Demalia tha se media nuk bërë ndonjë krim, ashtu sikurse kryeministri pretendonte, ndërsa Voda është shprehur se media ka gënjyer dhe ka përhapur panik lidhur me çështjen e tërmetit.

Ndërkohë më pas debati ka vazhduar me akuza, ku Demalia e ka cilësuar si pjesë të garnizonit të Rilindjes Vodës, duke vjedhur qytetarët.

Pjesë nga debati:

Voda: Unë nuk mund të bëj asnjë koment mbi atë që deklaron kryeministri i vendit tim. Realisht ka pasur lajme nga media të caktuara të cilat realisht kanë përhapur panik. Unë kam përjetuar traumën e këtyre njerëzve. Duhet që mediet të kenë përgjegjshmërinë më të lartë për mos përhapur panik.

Demalia: Zëvendës ministrja foli si pjesëtare e garnizonit të Rilindjes. Zonja tregon që këto nuk kanë mësuar asgjë sepse mundohen të shfrytëzojnë këtë situatë për t'i mbyllur gojën njerëzve. Nuk ka ndodhur kurrë në botë që një kryeministër t'i thotë medias kriminale. Ç'krim ka bërë media? Nëse media është e korruptuar është nga politika, nga Edi Rama, nga fondet që i jep për reklama, që i mbyllin rubinetat atyre që i dalin kundër qeverisë. Mos të japë asnjë përgjigje zëvendës ministrja, por të thotë unë nuk komentoj ato që thotë kryeministri Rama është tamam pjesëtare e garnizonit të Rilindjes.

Voda: Unë e dhashë përgjigjen. Thashë që ka media që kanë gënjyer, kanë përhapur panik. Nëse doni të pyesni për çështje pune, pyesni për çështje pune. Unë nuk jam këtu të bëj politikë. Ti zotëri nuk mund të hedhësh baltë mbi punën dhe gjakun e këtyre njerëzve.

Demalia: Pusho, se ju kemi dëgjuar mjaft. Ju jeni shkaktarë. Si nuk ju vjen turp.

Voda: Turp duhet t'ju vijë juve që nga aty flisni dhe bëni propagandë. Turp.

Demalia: A do ja mbyllësh mikrofonin asaj apo jo? Ore si nuk ju vjen turp që nuk kërkoni të paktën një ndjesë.

Voda: S'na vjen turp, jemi krenarë për mënyrën se si e kemi përballuar situatën. Jemi krenarë dhe fjalët e mira i kemi dëgjuar të gjithë edhe nga ekspertët e huaj që kanë ardhur.

Demalia: Ty duhet të të vijë turp edhe për mënyrën si i trajtoni shqiptarët duhet t'ju vijë turp. E kuptoni që kjo politikë është shkaktare e kësaj gjendjeje?

Voda: Unë nuk jam këtu të bëj propagandë dhe ti po hedh baltë mbi forcat e policisë së shteti dhe forcat mjekësore. Stop baltës.

Demalia: Po lërë moj këtë demagogji, lëre se jemi mësuar me propagandën tuaj.

Voda: Zotëri lëre Amerikën dhe hajde këtu me ne, hajde rri 24 orë pa ujë pa bukë, rri këtu.

Demalia: As të kam marrë lejë ty kur kam ikur, as të marr lejë kur të vij.

Voda: Do shkoj te njerëzit që kanë nevojë.

Demalia: Pasi e keni vrarë tani shkoni të qani.

Voda: Vendimi i qeverisë shqiptare është që të rrijë pranë njerëzve.

Demalia: Po, qeveria e hajdutëve.

Voda: Ti po flet nga Amerika dhe gjykon një situatë që nuk e di si është.

Demalia: E keni vjedhur dhe rrjepur për 30 vjet.

Voda: Hajde këtu zotëri, se me këto parulla kemi vjedhur kemi bërë jemi mësuar.