Për herë të parë në Shqipëri, ndërtohet laboratori për tokën bujqësore në Divjakë
Në Divjakë është ngritur një laborator modern i analizave të tokës bujqësore.
Ky laborator i rëndësishëm do tu shërbejë fermerëve të Divjakës, Lushnjes por edhe qyteteve të tjera.
Laboratori është pjesë e një qendre multifunksionale që është ndërtuar në Divjakë me mbështetjen e Italisë dhe Japonisë.
"Pas këtyre analizave mund të themi që ato do jenë në gjendje të bëjnë plehrime të studiuara."
I pranishëm në inaugurimin e kësaj qendre Ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Buzi, tha se Qeveria e Italisë do të financojë edhe laboratorin e Analizave të gjakut për talaseminë.
"Përmbajtja është për të ardhmen që mund të arrijmë së bashku, duke vendosur në rrjet, duke zhvilluar dhe ruajtur territorin, në mënyrë më të gjelbër dhe me mundësinë për të bërë biznes dhe për të zhvilluar ekonominë," tha Buzi.
Ambasadori i Japonisë Shqipëri tha se qeveria e tij përmes Agjencisë Kombëtare të Bashkëpunimit Japonez do të ndihmoje ne menaxhimin e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta.
"Unë besoj se përfshirja e komunitetit lokal është e rëndësishme për të arritur një qëndrim të qëndrueshëm dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik. Do të jetë një nga instrumentet më të mirë për të arritur këtë objektiv," tha ambasadori.
Qendra Multifunksionale në Divjakë do tu shërbejë veç fermerëve të zonës, edhe të rinjve dhe grave.
