Suning në vështirësi, miliarderi Jack Ma merr kontrollin e Interit?

Në Kinë ka lëvizje të rëndësishme rreth Suning, gjigandi aziatik i cili më shumë në Europë njihet pasi bleu shumicën e aksioneve të Interit dhe e riktheu te titulli.
Tashmë për shkak të pandemisë dhe bllokimit të investimeve jashtë Kinës nga qeveria, Suning ka probleme për të perballuar kostot e Interit e nga ana tjeter edhe vet Suning po ndryshon formë sepse sot dha dorëheqjen presidenti i saj Zhang Jindong.
Largimi i tij vjen pasi ai humbi shumicën kontrolluese te kompanisë të cilën e ka tanimë miliarderi Jack Ma, themeluesi i Ali Baba.
Flitet se Steven Zhang, aktualisht djali i ish presidentit te Suning te emërohet Administrator i Suning dhe duke qenë edhe njëkohësisht president i Interit, të përfshijë Jack Ma në botën e futbollit dhe të Interit.
Nuk përjashtohet që në tryezën e negociatave mes Suning dhe Jack Ma, që ka marrë tashmë kontrollin e kompanisë kineze, të jetë përfshirë edhe Interi pasi nga Jindong klubi zilaltër vlerësohet afro 1 miliardë Euro dhe kostot e kampionëve janë të pabërballueshme për Steven Zhang i cili mori së fundmi edhe një financim nga një fond amerikan, Oaktree për të mbyllur kostot e vitit të kaluar.
Zbarkimi i Jack Ma, kolosit të Ali Babas, do t' i jepte një hov të madh futbollit italian dhe kampionëve të Italisë që për shkak të problemeve financiare sakrifikuan një lojtar si Hakimi.
