Copa America, Argjentina dominon Brazilin edhe në formacionin më të mirë

Me përfundimin e Copa Americas, ku Messi dhe Argjentina u kurorëzuan kampionë, ashtu si çdo herë CONMEBOL ka zbuluar formacionin më të mirë të edicionit ku detyrimisht dominon Argjentina.

Portieri Martinez, mbrojtësi Romero, mesfushori De Paul dhe Leo Messi janë përfshirë në formacionin më të mire çka e bën skuadrën albiçeleste, kombëtaren më të përfaqësuar në formacionin ideal të Copa America.

Brazili nuk mund të mungonte dhe janë 3 lojtarë, mbrojtësi Marquinhos, mesfushori Casemiro dhe Neymar.

Më pas 11-shja plotësohet edhe me Islan e Kilit, Estupinan e Ekuadorit, Yotun të Perusë dhe Diaz të Kolumbisë.

Copa America, Argjentina dominon Brazilin edhe në formacionin më

Ndërkaq, është zgjedhur edhe zbulimi i Copa Americas i cili është Luis Diaz i Kolumbisë I pranishëm edhe në formacionin më të mire. Kujtojmë që lojtari më i mirë i të gjithë turneut u shpall Lionel Messi.