Mposhti Anglinë/Patushi: Italia, ekipi më i mirë që ka prodhuar futbolli
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Saimir Patushi, ka komentuar ndeshjen mes Anglisë dhe Italisë, ku kjo e fundit rrëmbeu kupën e kampionatit evropian.
Sipas Patushit Italia, ka qenë një ndër ekipet më të mira që ka prodhuar futboll, teksa shton se ky ekip nuk ka humbur asnjë ndeshje.
Video/ Kombëtarja e femrave humbet miqësoren e parë me Turqinë
12 Korrik, 21:44
"Italia ka qenë një ndër ekipet më të mira që ka prodhuar futboll, mos të harrojmë edhe diçka tjetër se 35 javë në finale ka qenë pa humbje. Është një arritje e grupit, një arritje e trajnerit. Tani t’i thuash Italisë se ke ardhur me fat, ku ajo ka bërë 3 finale. Kjo ishte finalja e tretë. Nuk kishte një kalendar të lehtë si Anglia, kishte tre përballje finale. Italia me ndeshjen dhe performancën që ka dhënë pa i hequr edhe 35 javë pa humbje është një domethënie e jashtëzakonshme."

