Fitoi kampionatin evropian/ Makashi: Mbrojtja e Italisë më e mira në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2021, 23:22
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, këngëtari Redon Makashi, ka komentuar ndeshjen mes Anglisë dhe Italisë.
Makashi, ka theksuar se Italia ndryshe nga radhët e tjera, bëri një futboll të mirë, teksa shton se kishte mbrojtjen më të mirë në botë.
Redon Makashi: Italia që në fillim, fitoi ndeshjet në grup dhe që në fillim shumica e ndeshjeve i kishte pa shtesa. Italia këtë herë bëri një futboll më të mirë, ishte më i shpejt, mbrojtja sigurisht ishte për t’u pasur zili, ishte mbrojtja më e fortë në botë. Nga krahu tjetër ishte dhe publiku, na kishte marrë malli me pa stadiume me tifozë.

