Video/ Kombëtarja e femrave humbet miqësoren e parë me Turqinë
Në prag të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit për femra në 2023 që do të mbahet në Australi dhe Zelandën e Re, vajzat kuqezi të drejtuara nga Armir Grima po kolaudohen me disa miqësore ku të parën ndaj Turqisë e humbën 2-1.
Në testin e luajtur në “Elbasan Arena”, Shqipëria luajti me këtë 11-she: Rexhepi, Rrahmani, Curraj, Maliqi, Elezaj, Franja, Gjini, Doçi, Berisha, Hila, Hamidi ndërsa paraqitja duhet thënë që ishte pozitive.
Arbenita Curraj I dha avantazhin kombëtares tone që në minutën e 4’ teksa ekipi mik u përgjigj në minutën e 38’ me Ebru Topçu.
Në pjesën e dytë, në 68’ ishte sërish Topçu që me një penallti përmbysi rezultatin duke I dhënë fitoren Turqisë.
Gjithsesi, të dyja skuadrat do të ndeshejn sërish pas tre ditësh kësaj radhe në “Selman Stërmasi” në testin e dytë që do t’i shërbejë Grimës të bëjë edhe ndryshimet e duhura.
Më poshtë keni edhe ndeshjen e plotë të miqësores së vajzave kuqezi ndaj Turqisë.
