Super Uzuni mposht i vetëm Prishtinën në Champions në “Fadil Vokrri”

Ekipet shqiptare lajnë duart me Champions Leaguen. Pas Teutës dhe Shkëndijës së Tetovës ishte radha e Prishtinës që të largohej pasi u mund edhe në ndeshjen e dytë nga Ferencvarosi por kësaj radhe goditjen ja dha Myrto Uzuni.

Sulmuesi shqiptar realizoi një tripletë në fitoren 3-1 ndaj dardanëve në “Fadil Vokrri” ku në sfidën e parë ishte ndoshta disi në hije.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola por në të dytën Myrto Uzuni tregoi se çfarë mund të bëjë teksa realizoi një tripletë golash për ta mbyllur sfidën 3-1 për hungarezët.

Vështirësia për Prishtinën ishte e madhe pasi kampionët e Hungarisë kanë një buxhet disa here më të madh e mos harrojmë që sezonin e kaluar ishin në grupet e Champions League. Gjithsesi edhe për Prishtinën ka një tjetër shans, tanimë në Conference League.