Copa Maradona do të vendosë përballë Italinë dhe Argjentinën, FIFA jep "ok"
Shumë tifozë kishin kërkuar një duel për të vendosur kampionen e kampionëve, një fitues mes kampiones së Copa America dhe asaj të Euro 2020.
Pas kërkesës së bërë zyrtarisht për një duel që do të përjetësonte legjenden Maradona, FIFA nuk mud ta refuzonte një homazh të tillë për ish yllin botëror të futbollit ndaj dhe dha miratimin e saj për një duel mes fitueses se Copa Americas dhe kampiones së Europës.
Një format i dikurshëm, Kupa e Konfederatave luhej për të zgjedhur përfaqësuesen më të mirë në botë mes kontinenteve dhe tanimë do të jetë një ndeshje e vetme dhe Argjentina me Italinë do të luajnë edicionin e parë, në fund të këtij viti në qytetin ku Maradona u dashurua dhe u bë legjendë, në Napoli.
Itali-Argjentinë do të jetë edhe një sfidë e bukur ku dy skuadrat, Mancini me ushtarët e tij do të provohen me Messin dhe yjet e tjerë argjentinas në një trofe me shumë vlera për të dyja skuadrat.
