Barcelona gjen mënyrën për të firmosur me Messin, i jep "duart" Griezmann

Që Lionel Messi dëshiron Barcelonën, nuk ka asnjë diskutim pavarësisht se zërat e fundit flisnin për përfshirjen e Man. City apo PSG, dhe rinovimi zyrtar është çështje ditësh.
Firma në kontratën e re nuk do të jetë dy vjecare por plot 5-vjeçare dhe kjo e ka një arsye madhore.

Lionel Messi nuk mund të kishte serish rrogën e mëparshme pasi Liga Spanjolle e futbollit i ka vënë një tavan për pagat Barcelonës për shkak të krizës që e ka prekur dhe për të shmangur me stil veton e Ligës u përdor një strategji e re. Pagën që Messi do ta merrte për dy vite, Barcelona do t',ia japë në 5 vite ndoshta dhe pak më shumë euro që do merrte ne dy sezone.

Messi për të ndihmuar edhe klubin e zemrës ka pranuar këtë formulë të drejtuesve por ndërkohë do të ketë ede premio të tjera si ambasador apo përfaqësues i klubit në botë për të arritur pagën që ai kishte me kontratën e firmosur në 2017.

Mbetet për t'u parë nëse Messi do të qëndrojë 5 vite apo pas dy sezonesh do të luajë në MLS teksa klauzola e tij do të jetë plot 600 mln Euro.

Ndërkohë me qendrimin e Messit do të largohet Antoine Griezmann, kurrë i pëlqyer nga argjentinasi dhe raportet mes tyre nuk kane ecur asnjëherë.

Edhe paga e Griezmann eshte e konsideriueshme prandaj dhe do te shitet ose së fundmi flitet për një shkëmbim me Atl.Madrid me mesfushorin Saul.