Polemika në Itali, parada e Kampionëve në Romë ishte e paautorizuar

Polemika në Itali, parada e Kampionëve në Romë ishte e

Dy ditë më parë në Romë u zhvillua parakalimi i Italisë me trofeun e Kampionatit Europian te reklamuar mbi nje autobus të hapur bashkë me lojtarët.

Entuziazmi ishte i madh por tani kanë lindur polemika pasi siç mësohet kombetarja italiane nuk kishte leje për të zhvilluar një paradë të tillë në rrugët e kryeqytetit italian.

FIGC, federata e futbollit kishte bërë një kërkesë për të përdorur një autobus të hapur pas vizitës së skuadrës në Quirinale, me presidentin Mattarella por u refuzua madje edhe nga ministria e Brendshme italiane.

Zbulimi erdhi nga Prefekti i Romës, Matteo Piantendosi i cili tha se nuk kishte miratuar asnje leje për paradë të tillë për kombetaren italiane nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ai shtoi se vet lojtarët e kishin siguruar se do të përdornin një autobus te mbuluar por kur erdhi një tjetër i zbuluar dhe me shkrimet e dedikuar mbi Kampionët e Europës, nuk kishte çfarë të bënte sepse Bonucci e Chiellini ishin ata që kishin insituar për dicka të tillë.