Turma e "tërbuar" në Wembley, plagosi të atin e Harry Maguire para finales

Turma e "tërbuar" në Wembley, plagosi të atin e Harry
Pamjet e turmës së tifozëve që thyen kordonin e rrethimit të "Wembleyt", në finalen Angli-Itali do të mbahen mend gjatë teksa policia ka arrestuar mbi 80 persona. Por shtypi britanik ka zbuluar se "viktimë" e tërbimit të tifozeve ka mbetur edhe babai i Harry Maguire, mbrojtesit që do të luante finalen në fushë ndaj Italisë.

Babai i Maguire sipas mediave dhe më pas nga mbrojtësi që e konfirmoi lajmin, u godit në brinjë pas tërbimit të turmës rreth stadiumit.

Maguire pranoi se babai i tij pësoi një dëmtim në brinjë dhe pati probleme pasi nuk po merrte frymë sepse u shkel nga tifozët gjatë lëvizjes së turmës në periferi të Wembley përpara finales së Euro 2020, kur disa prej tyre, pa bileta thyen kordonin e sigurisë duke shkaktuar kaos madje edhe të lënduar.

Janë edhe disa policë që u lënduan nga trazirat teksa fatmiresisht i ati i Maguire nuk ka problem serioz dhe e ka kaluar traumen që pësoi.