Shkëndija e Tetovës shpërfytyrohet në Slloveni, eliminohet nga Championsi

Një mbrëmje për t’u harruar dhe një paraqitje tepër e dobët për Shkëndijën e Tetovës. Skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut, luajti shanset e saj në ndeshjen e dytë eliminatore ndaj NS Mura në Slloveni ku të parën e humbi 1-0 por zhgënjeu shumë me një disfatë të thellë 5-0.

Vendasit kaluan menjëherë në avantazh me golin e Bobicanec në minutën e 25’ që ndikoi shumë te skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka por në 42’ vuloset gjithçka kur Krivak lë me 10 veta Shkëndijen për një ndërhyrje të tepërt ndaj kundërshtarit.

Ende pa mbaruar pjesa e parë në 45+1’, sllovenët gjejnë golin e dytë, që mbyll çështjen e kualifikimit teksa në pjesën e dytë Klepac dy here dhe Kous shënuan 3 gola të tjerë për ta mbyllur rezultatin në 5-0.

Gjithsesi, ashtu si Teuta, edhe Shkëndija e Tetovës do të kalojë tanimë në Conference League ku në raundin e dytë eliminator do të përballet me letonezët e Riga, më të dobet në letër se NS Mura.