Ndodh edhe kështu, pilotit të McLaren i vodhën orën në "Wembley" gjatë finales

Vijojnë të ketë lajme dhe raportime për incidente për finalen e Euro 2020, Itali-Angli ku disa skena lanë shumë pêr të dëshiruar dhe që kanë dëmtuar edhe imazhin e futbollit anglez.

Siç raportohet, pilotit të McLaren, Lando Norris i kanë vjedhur orën që kishte në dorë në "Wembley" gjatë finales dhe sic njoftoi skuadra e tij gjithçka erdhi pas një incidenti.

McLaren tha se britaniku 21-vjeçar ishte i padëmtuar por i tronditur pas "incidentit".

"McLaren Racing mund të konfirmojë që Lando Norris ishte i përfshirë në një incident, pas ndeshjes finale të Euro 2020 në Wembley, gjatë së cilës iu mor ora që mbante në dorë. Fatmirësisht, Lando ishte i padëmtuar, por ai është tronditur në mënyrë të kuptueshme. Ekipi po mbështet Landon dhe ne jemi të sigurt që tifozët e garave do të bashkohen me ne duke i uruar atij të gjitha të mirat për Çmimin e Madh të Britanisë këtë fundjavë", thuhet në deklaratë.

Ndërkohë policia britanike ka arrestuar 53 persona që u përfshinë në incidentet e turpshme para dhe pas finales, të cilët akuzohen për prishjen e qetësisë, futjen pa leje në stadium, goditjen e personave të tjerë.