Malësia: Çelësi i suksesit të Italisë, Roberto Mancini

I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, gazetari Xhoi Malësia ka komentuar ndeshjen mes Italisë dhe Anglisë, ku kjo fundit shkoi në shtëpi me humbje.

I pyetur nga moderatorja Albana Bejko se kush është çelësi i fitores së Italisë, Malësia është shprehur se është trajneri Roberto Mançini.

Albana Bejko: Xhoi kush mendon se ka qenë çelësi i suksesit të Italisë.

Xhoi Malësia: Mancini. Është një ekip që nuk thua dot se kush është lideri, domethënë ka element që janë pozitiv, por nuk themi dot se kush është lideri . Ishte një ekip që funksiononte shumë mirë.