Malësia: Anglia kishte fat, Italia për herë të parë ishte në disavantazh por ia doli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2021, 23:02
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, gazetari Xhoi Malësia, ka komentuar ndeshjen mes Anglisë dhe Italisë, e cila u shpall kampione e Evropës.
Ai u shpreh se në lojë ajo që kishte at ishte Anglia dhe jo Italia, teksa ka shtuar se kjo e fundit ishte ne disavantazh, por megjithatë ia doli.
"Unë pak a shumë e kam shprehur se Italia ishte ekipi më në formë, dhe nuk mendoj se ishte Italia me fat. Besoj se dje pati pak fat Anglia, me atë gol të shpejt që çorientoi Italinë. Italia për herë të parë Italia ishte në disavantazh. Për mua Italia ka arritur ta provojë veten edhe në ndeshje edhe më të hershme që mund të quhen finale, si Belgjikën Spanjën. Italia i bëri dërman Spanjës."
