Foto/ Tifozët në delir, Kampionët e Europës festojnë në rrugët e Romës

Është një ditë e madhe feste. Kampionët e Europës me të mbërritur sot në Itali kanë patur një axhendë të ngjeshur teksa sot pasdite u pritën në Presidencë nga numri 1, nga Mattarella.

Vetëm disa minuta pritje dhe përgëzime në Quirinale teksa më pas ndalesa tjetër ishte pallati Chigi ku u pritën nga kryeministri Draghi.

Pas takimeve dhe pritjeve zyrtare ishte edhe momenti i festës.

Foto/ Tifozët në delir, Kampionët e Europës festojnë
Foto/ Tifozët në delir, Kampionët e Europës festojnë

Skuadra kampione në një autobus të hapur bën shëtitjen e festës në rrugët e Romës të mbushur me mijëra tifozë.

Foto/ Tifozët në delir, Kampionët e Europës festojnë

Kryeqyteti Italian është mbushur me flamuj dhe me fanellat e kaltëra teksa festa i ka kapluar të gjithë.

Foto/ Tifozët në delir, Kampionët e Europës festojnë

Lojtarët festojnë me trofeun mbi autobusin e hapur dhe tifozët që përgjigjen në festën e madhe.

Foto/ Tifozët në delir, Kampionët e Europës festojnë
 
Foto/ Tifozët në delir, Kampionët e Europës festojnë
Është një festë e merituar që do të mbahet mend gjatë.