"Demonstrim arrogant", Reporterët pa Kufij kundër Ramës për AMA-n: Zgjodhi kryetare ish-zëdhënësen

Reporterët ka Kufij kanë reaguar lidhur me zgjedhjen në krye të AMA-s të Armala Krasniqit.

Në një postim në twitter, RSF shprehet se partia e kryeministrit Rama ka emëruar ish-zëdhënësen e tij si kryetare të rregullatorit të medias që duhet të jetë i pavarur, pa pritur për seancën e re të parlamentit duke përfshirë partitë e opozitës.

Reporterët ka Kufij dënojnë këtë demonstrim arrogant të pushtetit që kërcënon të shtypë lirinë e shtypit.

Organizata për lirinë e medias kujton se Partia Socialiste zgjodhi kreun e ri të AMA pavarësisht thirrjeve nga RSF dhe BE, në të cilën dëshiron të hyjë, për të pritur seancën e parlamentit të ri në shtator.

"Kërkesa e RSF ndaj Komisionit Europian për të kërkuar garanci për lirinë e shtypit është edhe më urgjente" përfundon deklarata.