Kapet duke kultivuar kanabis, arrestohet 61-vjeçari në Himarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2021, 10:04
Një 61-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Himarë, pasi është kapur në flagrancë, duke tentuar të kultivonte fidan cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi F. B., 61 vjeç, banues në Tiranë.
“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Tiranë.”- njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

