I vihet flaka makinës së Oficerit të Policisë Gjyqësore në Prrenjas, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Është djegur gjatë natës mjeti i Oficerit të Policisë Gjyqësore në Prrenjas, Pëllumb Radiçi.
Ora News, mëson se makina është djegur pranë banesës së Radiçit në fshatin Karkavec, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës.
Policia ka shkuar në vendin ku është djegur mjeti, dhe po heton mbi rrethanat e ngjarjes, dhe identifikimin e autorëve.
"Më datë 12.07.2021, rreth orës 23:45, mjeti tip "Golf", në pronësi të shtetasit P.R., i cili ishte i parkuar para banesës ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërishtë." njofton policia.
Sipas policisë nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike,
Vetë Radiç do të merret në pyetje, dëshmia e tij do të hedhë dritë mbi ndonjë konflikt të mundshëm që ai ka pasur për shkak të detyrës që mban.

