Festa e bjeshkëve në Bushtricë mbledh bashkë banorët e zonës së Kukësit, i pranishëm dhe ministri Klosi

Në Bushtricë të Kukësit u zhvillua për herë të dytë “Festa e Bjeshkëve”, një mundësi më shumë për të tërhequr vëmendjen e turistëve përmes bukurive natyrore.

Aktiviteti mblodhi bashkë banorë të zonës, të cilët shpresojnë për një zhvillim të turizmit malor.

I pranishëm në këtë eveniment Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, tha se pushteti lokal duhet t’i shtojë më shumë këto organizime.

"Në fakt jo më kot, por është shumë e nevojshme që pushteti qendror dhe lokal të shtojë organizime të këtyre aktiviteteve që kanë shumë qëllime. Mendoj që qëllimi kryesor është rikthimi i shumë të larguarve, emigrantëve të cilët kanë bërë ekonomi, kanë mundësi të vijnë të investojnë në këto anë.

Ne para dy ditësh inaguruam aeroportin e Kukësit, një ngjarje shumë e madhe për krahinën, por do të ketë mundësi shumë më të mëdha që të zhvillohen bjeshkët si destinacion turistik për dimrin."

Që prej vitit të kaluar 11 korriku është shpallur dita e turizmit të bjeshkëve.